RSS

Meshkujt inteligjentë kanë spermë më cilësore

08.12.2008

Mjekësi

Meshkujt inteligjente prodhojne sperme me cilesore se pjesa tjeter e gjinise mashkullore. Studimi eshte kryer nga studiues britanike te Institutit te Psikiatrise, qe analizoi te dhena nga ish ushtare amerikane qe kane sherbyer gjate luftes ne Vietnam.

Ata zbuluan se personat qe dolen me mire ne testet e inteligjences, kishin sperme me te levizshme. Studimi mbeshtet idene se gjenet qe percaktojne inteligjencen mund te kene edhe efekte te tjera biologjike.

Nese mutacionet demtojne inteligjencen, ato mund te demtojne edhe karakteristika te tjera, mes te cilave cilesine e spermes. Njerezit me gjene te forta kane nje faktor biologjik qe i ben me te shendetshem dhe te zgjuar.

Studimi u mbeshtet ne te dhenat e 425 personave, qe iu nenshtruan testeve te inteligjences dhe me pas prodhuan kampione sperme.

Kerkimet treguan se inteligjenca lidhet me tre permasat e cilesise se spermes, numrin, perqendrimin dhe aftesine per te levizur. /TCH/