RSS

Masiela: Kthimi në Shqipëri një ndjenjë e paharrueshme

18.10.2008

VIP & Showbiz

Masiela Lusha, aktorja hollivudiane, e cila është larguar nga Hollywoodi për një kohë për të luajtur në filmin “Koha e kometës”, ka thënë se po të jetonte në Shqipëri do ta kishte më të lehtë ta adaptonte rolin e Agnesës.

“Nëse do të kisha jetuar këtu do kisha kuptuar më lehtë përjetimin emocional të Agnesës”, ka thënë aktorja.

Masiela ka lindur në Shqipëri dhe në moshë pesëvjeçare është larguar për në Amerikë ku ka jetuar dhe tash po punon, ndërkohë që kjo është hera e parë që kthehet në vendlindje.

“Kur udhëtova për të parën herë nga Maqedoni për në Shqipëri më mbuluan ndjesitë e bukura. Gjatë xhirimeve kam parë thuajse çdo kënd të Shqipërisë ku kam lindur, dhe për këtë ndjehem mirë. Është një ndjesi e bukur që më ka kapluar dhe në asnjë mënyrë nuk mund të harrohet”, ka vazhduar Masiela.

, ,