RSS

Lotaria amerikane, kerkesat dhe afatet e aplikimit

05.10.2009

Shoqëri


Green Card amerikaneLotaria amerikane “U.S program of Green Card 2011 ka celur procedurat per aplikim.

Sipas informacioneve zyrtare te dhena nga Departamenti i Shtetit ne uebsajtin ne internet, njoftohen te gjithe te interesuarit per afatet qe duhet te respektojne, per kriteret, menyren e plotesimit te formularit, si dhe metoden me te mire per te paraqitur nje foto sa me te mire shoqeruese.

U.S Program of Green Card 2011, sipas ketij programi parashikohen te jepen viza emigrimi per rreth 50 000 persona sipas nje perzgjedhjeje te rastesishme te kompjuterit. Aplikimi duhet te behet vetem ne faqen zyrtare te emigrimit kombetar amerikan.

Sipas te dhenave per aplikimin per Lotarine Amerikane, regjistrimet nisin duke filluar nga data 2 tetor 2009 dhe deri ne 30 nentor 2009.
Seksioni 203 (c) i Aktit te  Emigracionit te vitit 1990 ve ne dispozicion per  cdo vit nje maksimum prej 50 mije vizash emigrimi per qendrim te perhershem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe mund te perzgjidhen ne menyre te rastesishme prej sistemit kompjuterik te programit te lotarise.

Departamenti i Shtetit ka vendosur ne zbatim sistemin e regjistrimeve te lotarise elektronikisht, duke filluar qe nga lotaria e vitit 2005, ne menyre qe ta beje procesin me efikas dhe me te sigurt. Departamenti perdor teknologji speciale per te identifikuar ata qe kryejne mashtrim per qellime emigrimi ilegal apo per ata qe regjistrohen disa here.

Gjithmone ka pasur njoftime per te bere kujdes, pasi jane evidentuar here pas here qe ka pasur shembuj ne faqe interneti te ndryshme. Keto uebe s’kane qene te rregullta duke mashtruar, jane paraqitur si faqe zyrtare te qeverise se SHBA-se. Disa nga keto faqe kane perfituar para duke “plotesuar” formularin e aplikimit te lotarise. Nderkohe qe nuk ka asnje pagese per te plotesuar Formularin Elektronik te Lotarise Amerikane.

Regjistrimet duhet te perfshijne  emrin, daten dhe vendin e lindjes te bashkeshortit(es) tuaj dhe te gjithe femijeve-natyrale, si dhe te gjithe femijeve ligjerisht te adoptuar ose te bashkeshortit(es), qe jane te pamartuar dhe nen moshen 21 vjec (pervec femijeve qe kane shtetesi amerikane, ose qe kane rezidence ligjore te perhershme), edhe ne qofte se ju nuk jeni me i martuar ligjerisht me prinderit e femijes, edhe ne qofte se bashkeshortja apo femija nuk banojne me ju apo nuk do te emigrojne me ju duhen perfshire. Ne formular duhet te plotesohet informacioni mbi bashkeshortin, emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi/shteti i lindjes, fotografia.

Ne qofte se nuk perfshini bashkeshortin(en), do te rezultoje ne skualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizes per te gjithe pjesetaret e familjes qe aplikojne ne kohen e intervistes per vize. Informacion tjeter qe duhet te jepet mbi femijet eshte: emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi/shteti i lindjes, fotografia.

Për ata që nuk dijnë si te aplikojnë ju lutemi lexoni artikullin:
Si të fitoni Green Card amerikane!

, , , , ,