RSS

Loja vazhdon: Microsoft akoma është i interesuar të bashkëpunoj më Yahoo


microhooTë gjithë e dimë se vitin e kaluar Microsoft u mundua të blej aksionet e Yahoo-së, mirëpo marrëveshja nuk u arrit pasi aksionarët e Yahoo-së mendonin se oferta duhej të ishte shumë më e madhe. Por si duket beteja nuk ka përfunduar tërësisht por tani vetëm ka ndryshuar qasja, pasi në fund të fundit qëllimi mbetet po i njëjti; për të mposhtur konkurentin kryesor dhe deri tani liderin e kërkimeve dhe marketingut në internet – Google.

Këtë herë, Steve Ballmer tha në një ngjarje në Gjermani se Microsoft është ende i interesuar në një partneritet me Yahoo. “Unë kam thënë disa herë se ne nuk jemi të interesuar të blejmë Yahoo-në, por ne do të shohim mundësitë reale për të krijuar partneritet me vlerë me Yahoo,” tha ai.

Sido që të jetë, ne pyesim vetën nëse këto dy kompani së bashku mund të ndërtojnë ndonjë gjë të mirë dhe të bëhën konkurent kryesor të Google.

, ,