RSS

Versioni i ri i KOSOFT Ads dhe kalimi i sistemit nga një server në një server tjetër

kosoftads_logoKishim paralajmëruar kohë më parë se gjatë javës së fundit të qershorit do të bëjmë disa ndryshime te dukshme në sistemin e marketingut KOSOFT Ads, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi ndryshimet dhe risitë që do të ketë sistemi i ri do të jenë mëse të mëdha dhe të rendësishme, prandaj për tu siguruar që çdo gjë do të shkoj mëse miri ne kemi rifilluar dhe njëherë testimet e sistemit dhe mundësive të reja që do të shtohen në sistem.

Përveq mundësive të reja që do të shtohen në sistem, të cilat janë të shumta dhe të rëndësishme, ne do të kalojmë në një server tjetër i cili do ju përshtatët kërkesave teknike që i kërkon sistemi i ri.  Pasi aktualisht me KOSOFT Ads janë të lidhura më shumë se 40 web faqe të ndryshme të cilat shfaqin reklamat tona, atëherë cdo problem apo mosfunksionim i sistemit do të shkaktoj dhe probleme për këto faqe. Për të eleminuar problemet e mundshme gjatë këtij kalimi të të dhënave nga një server në një server tjetër (po të ndryshojmë dns-at e domenit atëherë do të kemi mosfunksionim të sistemit për orë të tëra derisa të propagandohen dns-at e rinjë),  ne kemi regjistruar dhe një domen tjetër www.kosoftads.com ku do të instalohet sistemi i ri, ndërsa të gjithë kërkesat e mundshme që do të bëhen tek domeni aktual www.kosoft-ads.com do t’i ridrejtojmë tek domeni i www.kosoftads.com dhe në këtë mënyrë nuk do te kemi ndërprerje të sistemit dhe publikuesit nuk do të kenë nevojë të ndryshojnë kodin HTML, për t’ju përshtatur sistemit dhe url adresës së re.

Tek sistemi i ri do të ndryshoj dhe kodi HTML që publikuesit e vendosin në faqet e tyre, por dhe kodi i vjetër do të funksionoj normalisht dhe publikuesit mund të mos e ndryshojnë fare atë kod.

Për risitë dhe ndryshimet që do të bëhen do të shkruaj një artikull tjetër, prandaj mos u largoni, qëndroni ONLINE!

Lexoni cilat jane ndryshimet e fundit në Kosoft ADS
http://www.besartbajrami.com/?p=27

Për çdo gjë mund të më kontaktoni ose të shkruani këtu!

,