RSS

Koleksioni i pikturave të Pikasos pritet të shitet për 2.9 milionë euro

22.05.2010

Art & Kulturë

Pikturat e PikasosNjë koleksion i pikturave të piktorit të madh Pablo Pikaso, pritet që gjatë një ankandi, i cili do të organizohet më vonë gjatë këtij viti, të arrijë shumën prej 2.9 milionë euro. 57 pikturat, të cilat janë vepër e artistit të madh spanjoll, do të shiten në ankandin Sothbis, në rrugën “Nju Bond” të Londrës, më datën 16 shtator.

Xhejms Meki, nga Departamenti i shtëpisë së ankandeve Sothebis në Londër, kishte theksuar: “Ne jemi mjaft të entuziazmuar që na u dha mundësia për shitjen e këtyre veprave të Pablo Pikasos, i cili ishte karakterizuar nga lloje të ndryshme të kualitetit. Piktura të këtij lloji për një kohë të gjatë nuk janë parë në asnjë ankand. Ne po ashtu jemi shumë të lumtur që po na ofrohet mundësia për të ofruar atë që ishin cilësuar si veprat më të rëndësishme të Pablo Pikasos, që kanë dridhur mjedisin që i rrethon dhe që është puna më e çmueshme grafike e tij.

Kjo ngjarje unike ka një interes mjaft të veçantë si dhe ka zgjuar interesim të paparë nga ata që adhurojnë artin dhe pikturat e Pikasos”. Njëra ndër pikturat që pritet të zgjojë interesim të madh, si tek artdashësit e po ashtu edhe te blerësit, është piktura që daton nga viti 1937 e quajtur ‘La Femme Qui Pleure’ (Gruaja që qan), për të cilën parashikohet se do të arrijë të shitet për një shumë prej 820.000 euro.

,