RSS

J.Lo nuk mund të bëjë më një gjumë të qetë!

16.10.2008

VIP & Showbiz

Jennifer Lopez shfaqet e penduar për publikimin e fotografive të binjakëve të saj në revistën amerikane “People”.

Që nga ajo ditë, kur për 6 milionë dollarë i shiti fotot e dy binjakëve të saj të porsalindur, Emme dhe Max, J.Lo nuk mund të bëjë më një gjumë të qetë.

“Më propozuan një shumë të tillë pikërisht se e dinin që unë isha kundër kësaj dhe tani sinqerisht jam shumë e penduar për atë që kam bërë”, ka rrëfyer këngëtarja.

Vetvetiu të lind pyetja, nëse kur të rriten binjakët, a do mund të falin nënën e tyre? Po duke marrë parasysh shumën e derdhur në llogarinë bankare të gjithsecilit, vështirë të mendosh të kundërtën.

,