RSS

Japoni: Yahoo e para, pas saj vjen Google

Sipas statistikave të ComScore të publikuara të mërkurën, gjatë muajit Shtator 2008, japonezët kanë gjeneruar më shumë se 5.9 miliard kërkime. Gjithmonë sipas ComScore, mesatarja e kërkimeve të realizuara në internet për secilin person është 96 kërkime.

Sipas ComScore, Yahoo është motori i kërkimit që është përdorur mëse shumti nga japonezët, pas saj vijnë Google, Rakuten (motori japonez i kërkimit) dhe në vendin e katërt radhitet motori kërkues i Microsoftit.

Prej 5.9 miliard kërkimeve të bëra, Yahoo prinë me 3 miliard kërkime apo 51% të tregut,  me pas vijnë Google me 2.3 milard kërkime apo 39% të tregut, kurse Mircrosoft që në tregun amerikan zën vendin e tretë në numrin e kërkimeve, në Japoni është shfrytëzuar vetëm në 90 milion këkrime.

Këto të dhëna paraqesin një kontrast të madhë ndërmjet tregut të kërkimeve në Japoni dhe atij në SHBA, i cili dominohet nga Google. Sipas ComScore, Google prinë me 62.9%  të kërkimeve në SHBA, e ndjekur nga Yahoo më 20.2% të kërkimeve. /KosDir Blog/

, , ,