RSS

iPhone 3G – tani mund të dekodohet

28.11.2008

Teknologji

Edhe pse kur në treg u paraqit versioni 3G i iPhone, nga Apple patën deklaruar se versioni i ri i iPhone nuk do të mund të dekodohet në asnjë mënyrë, mirëpo nuk shkoj shumë kohë dhe tani një person nga Vietnami ka arritur te gjej mënyrën për të debllokuar telefonat iPhone 3G.

Edhe pse atij ju desh një punë goxha e mundimshme për të arritur deri këtu, madje gjatë eksperimenteve për të debllokuar iPhone 3G, ka prishur 2 telefona, tashme qëllimi i tij është bërë realitet.

Tuan Anh Do, është vetëm 25 vjeqar, ai është pronar i 5 dyqanëve për riparimin e telefonave celuar, dhe ai ka arritur te dekodoj telefonat iPhone 3G, dhe kështu të bëj të mundur që telefonin revolucionar dhe mjaft të popullarizuar të mund ta përdorim me secilën sim kartelë.

Tuan Anh Do ka arritur të debllokoj harduerikisht telefonin iPhone 3G. Më poshtë mund të shihni disa foto gjatë punës së tij për debllokimin e telefonit iPhone 3G.

P.S. Mos provoni të debllokoni telefonin tuaj iPhone 3G, sepse mund ta demtoni! /KosDir Blog/

, ,