RSS

Interneti pushtohet nga viruset

Sipas shifrave të “Security Intelligence Report 5”, janë zbuluar rreth 1.274.325 viruse dixhitale në gjashtë mujorin e parë të vitit që shkoi dhe gati 20% më shumë në fund të vitit. Pjesa më e madhe e këtyre viruseve janë të llojit “kali i trojës” që do të thotë se kanë ndonjë surprizë brenda për të shkatërruar atë që quhet notebook.

Janë shndërruar në viruse inteligjentë, tani mashtrojnë kompjuterin dhe jo njeriun. Vetëm në Itali janë zbuluar 1.2 milionë viruse në gjashë muaj.
Vijnë nga rusia , nga Rumania dhe ka pak kohë që vijnë edhe nga Bullgaria, futen në kompjuter,vjedhin shkatërrojnë dhe dalin pa lënë gjurmë. Materialet e vjedhura i shesin në një web- treg të zi, i cili është shndërruar në një rrjet më të rendësishëm se ai i shitjes së drogës. Një dollar për një “dozë” do të thotë për një identitet dixhital të vjedhur në ndonjë anë. Kaq pak kushtojnë identitetet e njerëzve, emrat paswordet ,llogaritë bankare, që shërbejnë për të vjedhur e për të mashtruar në kurriz të atyre që janë prekur nga viruset.

Këta janë kriminelët e rrezikshëm që janë vënë në fokusin e objektivave të policisë kriminale.
Sipas shifrave të “Security Intelligence Report 5” në kompaninë Microsoft, janë zbuluar rreth 1.274.325 viruse dixhitale në gjashtë mujorin e parë të vitit që shkoi dhe gati 20% më shumë në fund të vitit. Duhet theksuar se pjesa më e madhe e këtyre viruseve janë të llojit “kali i trojës” që do të thotë me ndonjë surprizë brenda për të shkatërruar atë që quhet notebook.

Behët e ditur se edhe presidenti i francez Sarkozi ka rënë pre e vjedhjeve të vogla nga llogaria e tij bankare. Por më e çuditshmja është se të gjithë specialistët e kontaktuar për të zbuluar përgjegjësit që kanë vjedhur numrin e llogarisë së tij bankare, nuk janë zbuluar ende.

Kohët e fundit mjafton të shikosh një video, edhe nëse nuk klikon gjëkundi për tu bërë pre e viruseve.
Mund të ndodhë në Facebook, në YouTube, kudo, sepse këto viruse janë shndërruar në programe shumë inteligjente që aktivizohen vetëm nëpërmjët disa fjalëve celës.
Web-i është shndërruar kështu në një terren gjigant në të cilin janë vendosur mina e bomba në cdo milimetër të tij.

Mund të duket një ekzagjerim ,por mjafton të përmendim disa shembuj për të parë se sa i rrezikshëm mund të jetë ky fenomen. Vetëm 10 viruset më të rrezikshëm në vitin 2004 kanë shkaktuar 30 miliardë dollarë dëme, që konsistonin në kompjtera të papërdorshëm apo shërbime të bllokuara. /BW/

, , , , , , , ,