RSS

Interneti në Aeoroplan

Njëra ndër vendet që kurrë nuk është implentuar interneti gjithmonë kanë qenë aeroplanet. Për ti ofruar pasagjerëve që së paku që deri sa të zgjatë fluturimi të kontrollojnë emailat e tyre, të përdorin Instant Messsenger dhe të ndryshme.

Megjithatë, edhe kjo ka filluar të ndryshojë. Edhe pse në këtë moment lidhja në internet gjatë fluturimit është shumë e rrallë, shumica shpresojnë se kjo do të bëhet një e zakonshme. Interneti në aeroplan mund të jetë pjesërisht i kufizuar por edhe relativisht i shtrejtë, mirëpo avio kompanitë mendojnë se në këtë mënyrë do të tërheqin edhe më shumë udhëtarë.

WiFi në Aeroplan

Disa avio kompani në Amerikë kanë filluar të testojnë internetin në aeroplan dhe pas rezultateve pozitive kanë filluar të ofrojnë udhëtarëve. Ekzistojnë dalime në aviokompani të ndryshme tek internet serviset që ofrojnë ata, si në përkufizimet, mirëpo shumica kanë zgjedhur mënyrën e Boeing, e cila ofron mënyrë standarde të lidhjes në internet.

Sistemi bazohet ne ëiFi rrjetin lokal në vet aeroplanin. Pasi kto sisteme instalohen në aeroplanë për rrugë të gjata, ato vendosen në tri pika të vet aeroplanit, një në pjesën e përparmë, një në mes dhe një në bishtin e aeroplanit. Kjo është bërë për shkak se që të mos vijë deri te ngarkesa e rrjetit, pasi teoritikisht të gjithë udhëtarët mund të lidhen në rrjet. Kështu me 3 ëiFI aparate, rrjeti shpërndahet njejt. Përvec me laptop, udhëtarët mund të lidhen edhe me iPhone, BlackBerry si dhe PocketPc të bazuara me ëindoës mobile. Të gjitha thirjet me zë janë të bllokuara, si ato skype apo edhe VoIP tjera.

Pse nuk është pa pagesë?

Në fillim të përdorimit të këtij sistemi të Boeing, linqet për internet kanë 4 Mbit/s për doënload dhe 1 Mbit/s për upload e ndarë për të gjithë udhtarët. Në praktikë, të gjithë udhëtarët nuk e përdorin laptopin në të njejtën kohë, disa edhe nuk posedojnë, mendohet se kjo shpejtësi i përmbush kërkesat, por mendohet se mund të zgjerohet linku.

Problemi më i madh ka qenë lidhja e aeroplanit në lëvizje të lidhet me sistemit apostafat me rrjetin në tokë. Pas shumë tentimeve të ndryshme, e vetmja mënyrë ishte lidhja nëpërmjet satelitit. Mirëpo lëvizja e aeropanit jep probleme lidhur me kahjen e antenës satelitore, e cila është zgjidhur me sistemin në kohë reale llogarit pozitën e aeroplanit dhe satelitit dhe automatikisht e rregullon antenën kështu që internet linku nuk humbet gjatë fluturimit. Vet antena satelitore është e vendosur nën kulmin e aeroplanit e cila nuk shihet nga jashtë dhe është e konstruktuar posacërisht për këtë gjë.

Çmimi i lidhjes në internet mvaret prej gjatësisë së fluturimit dhe kushton prej 10 deri 30 dollarë.

autor:
dr Driton SALIHU

Presheva.com

, , ,