RSS

Integrimi i Facebook Connect për komente në faqet e bazuara në platformën WordPress dhe faqe tjera

facebook-connectKëto ditë Facebook njoftoj se ka lëshuar kodin burimor që ju mundëson ueb faqeve të integrojnë këtë kod dhe kështu vizitorët të mund të komentojnë artikujt dhe lajmet duke shfrytëzuar llogarinë dhe identitetin e tyre në Facebook.

Mëposhtë po shkruaj hapat që duhet ndjekur për të integruar këtë opcion në faqet/blogjet e bazuara në platformën WordPress.

1. Sëpari krijoni një aplikacion në facebook duke klikuar këtu. Mbani shënim kodin API dhe vendoseni url kthyese për ueb faqen tuaj.

2. Shkarkoni këtë skedar cross-domain receiver, dhe ngarkojeni atë në serverin e ueb faqës tuaj.

3. Hapni skedarin header.php, dhe kodin e mëposhtëm e vendosni në top të faqës:

<html xmlns=”http://www.w3.org/1999/xhtml” xmlns:fb=”http://www.facebook.com/2008/fbml”>

4. Hapni skedarin single.php, gjeni <?php comments_template(); ?>, në vend të këtij kodi vendoseni këtë:

<script src=
“http://static.ak.connect.facebook.com/js/api_lib/v0.4/FeatureLoader.js.php”
type=”text/javascript”></script>

<fb:comments></fb:comments>

<script type=”text/javascript”>
FB.init(“YOUR_API_KEY_HERE”, “http://www.sajtijuaj.com/xd_receiver.htm”);
</script>

Tek YOUR_API_KEY_HERE, vendoseni API kodin që morët gjatë krijimit të aplikacionit në Facebook (hapi i parë).

5. Ngarkoni në server skedarët header.php dhe single.php dhe testoni aplikacionin.

Për faqët e tjera, që nuk janë krijuar më WordPress, ju duhet të vendoseni  kodin tek  në pjesën e faqës ku do të shfaqet kutia e komenteve.

Shënim: Duke fshirë kodin <?php comments_template(); ?> nga skedari single.php tek blogu juaj në WP, të gjitha komentet e bëra më parë nuk do të shfaqën (kjo nuk do të thotë se komentet fshihen, por ato thjeshtë nuk shfaqën).

autor: Besart Bajrami  (besartb@kosoft-studio.com)

, ,