RSS

IBM: Se shpejti Web-i do të flasë

IBM po përgatitet për një tjetër çudi teknologjike. Shumë shpejt, përdoruesit e kompjuterëve dhe internetit, do të kenë mundësinë e një “Spoken Web” (Web-i që flet).

Me këtë teknologji, njerëzit do të kenë mundësinë e marrjes së informacionit me zë, pas zërit që përcillet nga aparati telefonik. Në këtë mënyrë, po bëhen përgatitjet që njerëzit në vend të kompjuterit, me anë të telefonit celularë të kenë mundësinë e gjetjes së informacionit të kërkuar.

Pas futjes në funksion të këtij Spoken Web, njerëzit do të kenë mundësinë që kur përdorin makinë, nëpërmjet telefonit të orientohen për në adresën që do të shkojnë. Po ashtu, mund të bëjnë rezervime në restorante të caktuara dhe mësojë mbi vërejtjet që mund të ketë ndaj tyre.

Për ata që janë të dhënë pas kuzhinës, do të mund të gjejnë receta gatimi nga më të ndryshmet, duke kontrolluar kështu edhe nxehtësinë e furrës, kohën se sa duhet të qëndroja tava në të etj.

Një tjetër gjë interesante, është që kur ata të dalin nga puna, për të mos humbur kohë nëpër markete për blerjen e sendeve të nevojshme, do të kenë mundësinë e porositjes para se të shkojnë atje.

E teksa shikojmë gjithë këto zhvillime në fushën e teknologjisë, vlen të përmendet gjithashtu që vetëm 17 për qind e popullsisë botërore përdorin internet. Rreth 83 për qind e saj, jetojnë në kushte të varfra. /start/

, , , ,