RSS

Hakerët vjedhin 100 milionë kredit kartela

Përshkruhet si një nga vjedhjet më të mëdha të kartave të kreditit në histori. 100 milionë llogari bankare të shtetaseve amerikanë, janë përvetësuar nga piratët e elektronikës.

Gjithçka është arritur me anë të një virusi kompjuterik të instaluar në një prej makinerive të një kompanie amerikane Heartland Payment Systems, një nga agjensitë më të mëdha, që merret me sistemimin e pagesave nëpërmjet internetit. Bëhet fjalë për krimin më të madh elektronik, të kryer ndonjëherë.

Kompania HPS drejton pagesat me kartë krediti në 250 mijë restorante dhe biznese në mbarë vendin. Në një deklaratë për shtyp drejtori i kompanisë tha se të paktën 40 përqind e të dhënave të shtetasve amerikane, që ajo disponon janë kompromentuar.

Ekspertët e sigurisë thonë se të dhënat e vjedhura, shërbejnë për të klonuar karta krediti apo për të kryer blerje drejtpërdrejtë. Pas marrjes së kodeve ndërhyhet në sistem, duke transferuar nga llogaria të gjithë sasinë e lekëve. Piratët blejnë më pas një kartë të bardhë.

Nëpërmjet një pajisjeje, që është në formën e printerit kryhet hedhja e të dhënave në këto karta.

Më pas, te shiriti manjetik që kanë, hidhet në printer i gjithë kodi. Në bazë të këtyre, duke formuar dy kodet, karta futet në bankomat dhe veprohet njësoj sikur të ishte personi, që ka të njejtën llogari bankare. / TV Klan /

,