RSS

Haan dёshiron pikё ndaj Hungarisё

11.10.2008

Sport

Trajneri i kombёtares shqiptare, Arie Haan, dëshiron sё paku njё pikё nga ndeshja e nesërme, e vlefshme pёr kualifikimet pёr Botёrorin 2010, tё cilёn Shqipёria do ta zhvillojё kundёr Hungarisё.

“Nuk e mendoj aspak humbjen nё ndeshjen e tё shtunës. E respketojmё kundёrshtarin, por nuk e kemi frike atё. Formacionin e parё e kam menduar, por nuk do ta publikoj atё”, ka deklaruar nё njё konferencё pёr shtyp trajneri i kombёtares shqiptare Ari Haan.

“Lojtarёt tanё janё nё gjendje shumё tё mirё fizike. Do tё dalim nё fushё pёr pikё. Nёse arrijmё tё bёjmё tё njёjten gjё siç bёmё me Suedinё dhe pjesёrisht me Maltёn, nuk do tё jetё çudi qё tё bёjmё suprizёn nё Hungari”, ka pёrfunduar holandezi.

Dyshimet mё tё mёdha nё pёrbёrjen e Haan janë nё sulm, ku janë tё gjitha opsionet e mundshme (Bogdani, Salihi, Berisha dhe Kapllani), derisa mesfusha dhe mbrojtja pritet tё ketë tё njёjtёn pёrbёrje si nё dy ndeshjet e mëhershme.

Haan mё herёt ka deklaruar se do tё luajё me vetëm njё sulmues. Kush mendoni se do tё ishte zgjedhja mё e mirё nga katërshja nё disponim?

, ,