RSS

Google tani ka njohuri edhe për të rrahurat e zemrës tuaj

Dy gjigandët teknologjik, Google dhe IBM kanë bashkuar forcat në një projekt të ri të quajtur Google Health, shërbim ky që do të jetë në gjendje të tërheqë të dhëna dhe informacione drejtpërsëdrejti nga pajisje të ndryshme mjekësore siq janë: pajisja e monitorimit të zemrës, pajisja për matjen e sheqerit në gjak, etj.

Kjo është e drejtë, por a thua vallë është e drejtë që Google të dijë dhe te merr informacionet shëndetësore direkt nga trupi juaj?! Besoj se një gjë e tillë edhe pse ka shumë efekte pozitive, prapë se prapë ka dhe gjëra negative.

Gjërat e dobishme dhe pozitive nga ky projekt janë të shumta, psh. mjeku juaj personal, trajneri apo infermierja juaj e dietës do të mund që në çdo kohë të përcjellin dhe te marrin informacione mbi gjendjën tuaj shëndetësore.

Ndërsa dobësitë (gjërat negative) e këtij projekti janë poashtu evidente. Edhe pse nuk dyshoj në atë se Google do të tregoj kujdes të posaçëm për të mbrojtur intimitetin e përdoruesve, por ende: a je i sigurt se doni te ndani të dhënat tuaja jetike… mirë, me këndo online? Ky shërbim padyshim është për vullnetarë, por janë ngritur shqetësime në lidhje me faktin se këto të dhëna mund të përdoren për marketingun në shëndetësi.

Shiqimi i Google në këtë çështje është i qartë, ashtu siq thotë edhe Roni Zeiger, menaxher i Google për produktet shëndetësore: “Pacientat kanë kontroll të plotë. Ata vendosin se çka do të bëjnë. Nëse ata importojnë të dhëna të tjera, ata dhe vetëm ata, do të vendosin, nëse do të ndajnë të dhënat e tyre më të tjerët. Shtimi i pajisjeve nuk ndryshon historinë aspak. ”

Po deshët ta provoni, klikoni mëposhtë:

https://www.google.com/health

, ,