RSS

Fjalimi i presidentit te ri të SHBA-ve, Barack Obama gjatë ceremonisë inaguruese

21.01.2009

Shoqëri, Video

Edhe pse mendoj se do të jenë të paktë në numër ata që nuk kanë përcjellë fjalimin e djeshëm të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama të dhënë gjatë ceremonisë inaguruese të tij si president, ne vendosem të ju sjellim atë fjalim këtu, duke marrë një video nga YouTube.

“Qëndroj këtu para jush i përulur para detyrës që kemi përpara, mirënjohës për besimin që më keni dhënë, i ndërgjegjshëm për sakrificat e bëra nga paraardhësit tanë. Falenderoj presidentin Bush për shërbimin e tij ndaj kombit, si dhe zemërgjerësinë dhe bashkëpunimin që ka treguar gjatë gjithë këtij tranzicioni”, tha Presidenti Obama.

Ideale

“44 presidentë kanë bërë betimin presidencial. Fjalët janë thënë gjatë baticave të prosperitetit dhe ujërave të qetë të paqes. Megjithatë, shumë shpesh betimi është bërë mes grumbullit të reve dhe stuhive të forta.”

“Në këto momente, Amerika ka ecur jo thjesht për shkak të aftësive dhe vizionit të atyre në poste të larta, por sepse Ne Populli kemi mbetur besnikë idealeve të paraardhësve, dhe besnikë ndaj dokemnteve themeluese”, tha Obama

“Kështu ka qenë dhe kështu duhet të jetë me këtë brez të Amerikanëve”.

Sfidat

“Që tani ne jemi në mes të një krize kjo kuptohet mirë. Kombi ynë është në luftë, kundër një rrjeti të gjerë dhune dhe urrejtjeje. Ekonomia jonë është dobësuar keq, pasojë e makutërisë dhe papërgjegjësisë nga disa, por edhëe nga dështimi ynë kolektiv për të marrë vendime të vështira dhe për ta përgatitur kombin për një epokë të re.”

“Sot ju them se sfidat që kemi përballë janë reale. Ato janë serioze dhe janë të shumta. Ato nuk do të kapërcehen me lehtësi apo në një kohë të shkurtër. Por këtë duhet ta dish Amerikë, ato do të kapërcehen.

“Në këtë ditë ne mblidhemi sepse ne kemi zgjedhur shpresën mbi frikën, qëllimin e përbashkët mbi konfliktin dhe mosmarrëveshjet.”

“Në riafirmimin e madhështisë së kombit tonë, ne kuptojmë se madhështia nuk është kurrë e garantuar. Ajo duhet fituar. “

Rruga përpara

“Udhëtimi ynë s’ka qenë kurrë me kthesa të shkurtra apo duke pranuar më pak. Nuk ka qenë udha për të dobtit- për ata që preferojnë pushimin para punës, apo kërkojnë vetëm kënaqësitë e pasurisë dhe famës. Në fakt, ajo ka qenë ata që kanë marrë rreziqe, veprimtarët, prodhuesit e sendeve- disa të njohur por më shpesh burra dhe gra të panjohur në punën e tyre, të cilët na kanë ngjitur në rrugën e gjatë, dhe të vështirë drejt prosperitetit dhe lirisë.”

“Herë pas here këto gra e burra luftuan dhe sakrifikuan dhe punuan deri sa duart iu gjakosën që ne të mund të jetojmë një jetë më të mirë. Ata e panë Amerikën si më të madhe se sa një shumë ambiciesh individuale; më të madhe se sa të gjitha dallimet e lindjes apo e pasurise apo e fraksionit. Ky është udhëtimi që ne vazhdojmë sot.

Ekonomia

“Gjendja e ekonomisë kërkon veprim të guximshëm dhe të shpejtë, “jo vetëm për të krijuar vende të reja pune, por për të shtruar një themel të ri për rritje”.

“Ne do të ndërtojmë rrugë dhe ura, sisteme të bartjes së energjisë dhe linja dixhitale që ushqejnë tregtinë tonë dhe na lidhin bashkë. Ne do t’ia kthejmë vendin e merituar shkencës, dhe do të shfrytëzojmë mrekullitë e teknologjisë për të ngritur cilësinë e kujdesit shëndetësorë dhe për të ulur koston e tij,” tha presidenti Obama.

“Ka disa që vënë në dyshim përmasat e ambicieve tona – që sugjerojnë se sistemi ynë nuk mund të tolerojë shumë plane të mëdha. Kujtesa e tyre është e shkurtër. Sepse kannë harruar se çfarë ka bërë tashmë ky vend; çfarë mund të arrijnë burrat dhe gratë e lira kur imagjinatës i bashkohen qëllimi i përbashkët dhe kurajos i bashkohet nevoja.”

Bota

Obama e porositi botën se “Amerika është mik i çdo kombi dhe çdo burri, gruaje, dhe fëmije që kërkon një të ardhme me paqe dhe dinjitet, dhe se jemi të gatshëm përsëri të prijmë”

“Ne do të fillojmë me përgjegjësi t’ia lëmë Irakun popullit të vet, dhe të forcojmë paqen e fituar me mund në Afganistan. Me miq të vjetër dhe armiq të dikurshëm, do të punojmë pa u lodhur për të zvogëluar kërcënimin bërthamor, dhe do të kthejmë mbrapsht spektrin e ngrohjes së planetit.”

Presidenti amerikan Obama është zotuar që të ndihmojë popujt e varfër dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë për ta. Presidenti Obama tha se popujt që kanë mirëqenie nuk mund të lejojnë më që të jenë indiferentë ndaj atyre që vuajnë “jashtë kufijve”, dhe shtoi se nuk mund të vazhdohet me konsumimin e resurseve botërore duke anashkaluar ndikimet.

“Bota ka ndryshuar dhe ne duhet të ndryshojmë së bashku me të”, tha presidenti Obama.

Në fjalimin e tij, përpara qindra mijëra amerikanëve, presidenti Obama ka nderuar të gjithë ushtarët amerikanë që shërbejnë jashtë SHBA-së, duke i cilësuar ata si “mbrojtës të lirisë”.

Ai tha se kombi mbështetet në besimin dhe përkushtimin e qytetarëve amerikanë dhe nënvizoi momentet e vështira nëpër të cilat po kalon vendi.

Çmimi i qytetarisë

“Sfidat tona do të jenë të reja. Por edhe instrumentet me të cilat do t’i përballojmë ato do të jenë të reja. Por ato vlera nga të cilat varet suksesi ynë – shumë punë dhe sinqeritet, kurajo dhe drejtësia, toleranca dhe kurioziteti, besnikëria dhe patriotizmi- këto gjëra janë të vjetra. Por këto janë të vërteta. Kanë qenë një forcë e qetë e përparimit në gjithë historinë tonë. Ajo që kërkohet është rikthimi i këtyre të vërtetave. Ajo që kërkohet nga ne është një epokë e re e përgjegjësisë- pranim, nga të gjithë amerikanët, se kemi detyra përpara nesh, para kombit dhe botës”, tha presidenti Obama.

“Ky është çmimi dhe premtimi i qytetarisë. Ky është burimi i besimit tonë -njohuria se Zoti na thërret t’i japim formë një fati të pasigurtë.

“Me shpresë dhe virtyt, le t’i përballim edhe një herë korentet e akujt, dhe të durojmë stuhitë që mund të vijnë. Le të thonë fëmijët e fëmijëve tanë se kur u vumë në sprovë në refuzuam ta lejojmë këtë udhëtim të marrë fund, se ne nuk kthyem shpinën as nuk u lëkundëm; dhe me sytë të fiksuar në horizont dhe me bekimin e Zotit mbi ne, ne çuam përpara atë dhuratë të madhe të lirisë dhe ia dhamë atë të sigurtë brezave të ardhshëm”, përfundoi fjalimin e tij presidenti Barack Obama.

, ,