RSS

Farrell, i penduar për veprimet e të kaluarës

17.10.2008

VIP & Showbiz

Një nga aktorët më seksi të Hollywood-it, Colin Farrell, pendohet për një video të xhiruar para 3 vjetësh. Në vitin 2005 në ueb, qarkulli një video që tregonte aktorin ndërsa kryente marrëdhënie seksuale me modelen e Playboy-it, Nicole Narain.

Që nga ai momente vëmendja rreth tij u rrit shumë, por sot aktori pranon: “Sigurisht kam qenë i droguar ose i dehur kur kam xhiruar ato momente”.

Në atë kohë ylli hollivudian bëri gjithçka për ta hequr nga rrjeti, por për asgjë nuk shërbyen tentativat e tij madje as ato ligjore.

Sot, Colin ndihet shumë i lumtur me të fejuarën dhe fëmijën e tij. “Kur Nicole më propozoi për t’u filmuar ndërsa kryenim marrëdhënie – tha Farrell, mu duk një ide e mirë. Sigurisht, ishte një propozim i mirë për një të droguar dhe të alkoolizuar!

Më kujtohet ime më që më turpëroi – kujton aktori duke qeshur -në një pikë, në televizion transmetuan disa momente të marra nga kaseta dhe ajo më tha ‘E di ti, që në disa pozicione më kujton shumë babain tënd” përfundon Farrell duke qeshur. /IDIVIDI/

, , ,