RSS

Facebook shënon 100 milionë anëtarë

Rrjeti shoqëror Facebook ka arritur një numër prej 100 milionë anëtarësh, thuhet në një deklaratë të bërë më nga menaxheri i kompanisë, Dave Morin.

Si duket kjo rritje në krahasim me atë të MySpace-it? Një tip i quajtur Rick ishte anëtari i 100 miliontë i MySpace-it në 2006-ën. Kësaj të fundit iu deshën 3 vjet pas publikimit për të arritur numrin magjik, ndërsa Facebook-ut iu deshën 4 vjet e 6 muaj.

Vitet e para të MySpace-it karakterizoheshin nga muzika dhe spami, ndërsa fillimet e Facebook-ut ishin në festat e studentëve të universiteteve. Festa nuk është aq e madhe sot, pasi sipas kompanisë vetëm 20% e 100 milionë përdoruesve të saj e kanë vizituar versionin e ridisenjuar të faqes, duke klikuar mbi një buton në pjesën e sipërme të ekranit. Përdoruesve të Facebook-ut nuk u pëlqen ndryshimi. Kompania do ta paraqesë këtë raport si mjaft pozitiv, por në fakt ai i shkon për shtat historisë së konfliktit që ka karakterizuar Facebook-un dhe përdoruesit e tij.

Një pjesë e madhe e 100 milionëshit janë përdorues aktivë dhe kompania është përpjekur mjaft që ta monetarizojë këtë fakt. Për fatin e keq të Facebook-ut, ndonjëherë njerëzve nuk u pëlqen novacioni ose monetarizimi. Ata thjesht duan të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe, kur një program vetëquhet utilitar, njerëzit presin që ai të mbesë i tillë.  /Zero/

,