RSS

Facebook ka 140 milionë shfrytëzues

Rrjeti shoqëror online Facebook sërish po thyen të gjitha rekordet. Lajmi më i ri nga tabori i tij pohon se ka thyer kufirin prej 140 milionë shfrytëzuesve në mbarë botën.

Edhe statistikat tjera që lidhen më këtë rrjet të popullarizuar shoqëror janë bukur mbresëlënëse. Për shembull, çdo ditë në Facebook regjistrohen 600.000 shfrytëzues; shfrytëzuesi mesatar i këtij rrjeti shoqëror ka rreth 100 miq; në tërësi shfrytëzuesit çdo ditë në Facebook kalojnë rreth 2.6 miliardë minuta; çdo muaj shfrytëzuesit ngarkojnë rreth 700 milionë fotografi dhe rreth katër milionë video materiale.

Në të njëjtën kohë, edhe pse në fillim është paraqitur në tokën amerikane, dhe themeluesi i tij, Mark Zuckerberg, shërbimin e kishte përgatitur që nëpërmes tij të mund të lidhen studentët me universitetet e tyre, aktualisht rreth 70 për qind e shfrytëzuesve të tij vijnë prej jashtë kufijve të SHBA-ve.

Sido që të jetë, sipas shifrave aktuale, Facebook do të thyej kufirin prej 200 milionë shfrytëzuesve qysh në muajin mars të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

,