RSS

Facebook dhe Twitter vazhdojnë rritjen, MySpace humb përsëri


Edhe në muajin prill, Facebook dhe Twitter vazhdojnë rritjen. Sipas Compete, Facebook ka pasur një rritje nga 91,000,000 në 104,000,000 vizitor unik, ose thënë më ndryshe, ka pasur një rritje prej 14.35% në në krahasim më muajin Mars.

Kurse MySpace siq shihet në grafikun e mëposhtëm, ka pasur një rënie prej 0.06% nga muaji Mars.

facebook_statistikat_prill

Në anën tjetër, Twitter një prej sajteve që mëse shumti po flitet kohën e fundit, ka pasur një rritje jo dhe aq te madhe në krahasim më muajt e kaluar. Përderisa rritja në muajt e kaluar ishte 76,8%, në muajin prill numri i vizitorëve unik arriti në 19,000,000, që është në rritje prej 38,56% (shiqo grafikun).

twitter_compete

Nëse shiqojmë statistikat vjetore për Twitter, atëherë rritja është vërtetë mbresëlënëse, 1,192.13%.

, ,