RSS

Eliminohen Federer e Nadal

15.08.2009

Sport

nadalEshte mbyllur ne cerekfinalet e turneut te Montrealit, aventura kanadeze e dy favoriteve dhe tenisteve me ne forme ne bote, Roxher Federer dhe Rafael Nadal, te cilet jane eliminuar ne menyre surprize.

Numri nje ne bote, Federer eshte mundur nga francezi Tsonga ne nje ndeshje qe zgjati dy ore e 19 minuta.

Ne setin e pare francezi ishte me i miri edhe pse rezistenca e Federer coi shifrat 7-5. Por nje demtim ne berryl uli ndjeshem lojen e Tsonges qe humbi fraksionin e dyte 6-1 pas sherbimeve fatale te Federer.

Tenisti zviceran ishte prane festes kur coi setin final ne 5-2 por ketu nisi dhe reagimi i pabesueshem i Tsonges qe detyroi Federer te dorezohet. Te njejtin fat pati edhe Rafael Nadal qe konfirmoi dobesine e tij ne perballjet me Huan Martin Del Potro.

Ne duelin latin ishte argjentinasi qe doli fitues edhe pse per tenistin nga Majorka u pane permiresime pas mungeses me shume se dy muaj. 7-6 dhe 6-1 ishin setet ne te cilet Nadal iu nenshtrua humbjes duke lene turneun e Montrealit. /tch

, ,