RSS

Ekspertët tregojnë 5 arsye për të cilat e vlerësojmë seksin

26.12.2008

Lifestyle

Marrëdhënia seksuale do t’ua lehtësojë jetën vetëm nëse ajo ju përshtatet dhe është ekzaktësisht për ju. Një lidhje e cila vetëm sa arrin të mbijetojë nuk mund të sjellë kënaqësinë e dëshiruar.

Nëse marrëdhënia ju përgjigjet juve, kultivon dhe rrit intimitetin emocional, atëherë janë të pakta gjasat që të do humbisni të pakënaqur nëpër botë. Ekspertët tregojnë arsyet të cilat e gjallërojnë një marrëdhënie dhe e ushqejnë atë pa pushim.

1- Na ndihmon të kuptojmë se çfarë është më e rëndësishme për ne
Gjeneratat e reja kanë mundësi të panumërta që çdo ditë të përballen me zgjedhje të reja. Vetëm disa dinë të jenë të durueshëm, sepse aty shpesh përzihet edhe frika dhe presioni nga gabimet. Të gjithë tmerrësisht kërkojmë mënyrë më të thjeshtë të jetës. Njëra nga strategjitë është që thjesht të pyesim veten: “çfarë është në të vërtetë e rëndësishme në jetën time?” Në njërën nga anketat, rreth 59 % të femrave deklaruan se seksi është me rëndësi të veçantë dhe vetëm 9 % mendojnë se është i parëndësishëm fare. Marrëdhënia seksuale ju lejon që pranë personit tjetër të jeni plotësisht të lëndueshëm fizikisht dhe emocionalisht. Nëse nuk ka dashuri, as seksi nuk ka kuptim.

2- Për shkak të seksit e çmojmë dashurinë
Në pyetjen se “Kur është seksi më i mirë?” shumica nga të anketuarat përgjigjet: “Kur ka dashuri në të”. Nëse ka të bëjë vetëm me aktin e pastër fizik, të jeni të bindur se nuk do të kënaqeni. Shumë femra i mbushin bateritë e tyre emocionale përmes seksit. 40% e femrave mendojnë se seksi i forcon lidhjet emocionale. Të njëjtën gjë e kanë deklaruar edhe ato që kanë përdorur të dyja metodat e seksit. Më shumë se një e treta e anketueseve kishin shijuar seksin pa dashuri: 53 % në lidhje të pasuksesshme, 42% në aventura për një natë dhe 40% nëpër flirte të parëndësishme dhe pa obligime. Gjithsesi gjithnjë mund të gjendet 5% e atyre që mendojnë se erotikë e zjarrtë dhe e vërtetë ka qenë nata me të panjohurin. Megjithëkëtë ato seksin e tillë e përshkruajnë si akt fizik e jo emocional.

3- Marrëdhënia e plotë ushqen egon
Në pyetjen se “Si ndihen në lidhje të zjarrtë?”, 66% e femrave kanë theksuar se kanë vetëbesim të plotë. 50% e tyre theksuan se ndihen tejet seksi dhe bëhen dashnore që kanë shumë kërkesa. Kjo natyrisht nuk do të thotë që kanë dëshirë ta ndërrojnë partnerin apo të kenë më shumë në të njëjtën kohë. Kjo ide nuk i pëlqen gati askujt. Do të thotë se vetëm lidhja e ngrohtë monogame i bënë të lumtur (66%), optimiste (80%), dhe më mirë ia dalin me probleme jetësore (58%). Pikërisht vetëm pse seksi u jep siguri, për këtë dhe ndihen me shumë dëshira dhe më seksi. 89% e tyre thonë se më së miri, më të shëndetshme dhe më me vetëbesim ndihen kur janë të kënaqura me veten si njeri. Atëherë janë dhe më të lumtura. Vetëm 12% të femrave gjejnë ndihmë te alkooli dhe stimulantët e tjerë.

4- Seksi është aventurë pa pagesë
Ajo që dikur konsiderohej tabu, sot është në praktikë të gjerë. Gati të gjithë të anketuarit i kanë provuar pozitat standarde (nga anash, nga prapa, pozitën misionare…). 92% e kanë shijuar seksin oral, ndërsa shumë nga ato kanë shkuar edhe më larg në seks me gjërat që Kamasutra (filozofi dhe praktik hindus për seks) i quan me emra të çuditshme. Eksperimentet janë të nevojshme gati për secilën. Jo vetëm që e largojnë monotoninë por edhe janë kyçe në forcimin e lidhjes fizike dhe psikike mes partnerëve. Gati gjysma e të anketuarave kanë shijuar seksin në vende publike ndërsa 40 % e tyre nganjëherë lundron në ujërat e sado-mazokizmit.

5- Marrëdhënia e ngrohtë e mban gjallë një lidhje
Disa nga arsyetimet e femrës për t’iu shmangur seksit janë:”Jam e lodhur”, “Nuk ndihem mirë”. Në pyetjen se “pse i shmangen seksit?”, femrat kryesisht janë përgjigjur: “Për shkak të lodhjes”, “shpesh nuk jam e disponuar”, ndonjëherë edhe “jam e hidhëruar me të”. Për të mbajtur gjallë një lidhje duhet përkushtim i plotë.

Pse duhen bisedat e gjata
Pa një lidhje të qëndrueshme me partnerin nuk do të kishim biseda të mira dhe interesante. Përveç kësaj gjithnjë është mirë t’i ndash kënaqësitë dhe pakënaqësitë me personin që e dashurojmë. 48% e femrave dëshirojnë më tepër seks dhe të gjitha herët a vonë e bëjnë këtë në marrëveshje me partnerin e prej tyre 43 % duke biseduar me të dhe 41% heshturazi, duke dërguar sinjale të heshtura por të efektshme trupore. Asnjëherë nuk duhet kritikuar partneri, po gjithnjë duhet dhënë vullnet pozitiv. Gjithnjë thoni “kështu është mirë” dhe asnjëherë “jo nuk mundem”. 20% e femrave nuk ndërmarrin asgjë kur janë të pakënaqura. Duhet ditur se heshtja për partnerin mund të jetë tejet shpërqëndruese. Mund ta humbasë interesimin për ju dhe mund të bëjë që lidhja juaj të shfaqë probleme, edhe pse ju nuk do ta dëshironit këtë.

Femrat i duan fjalët
Femrat kanë dëshirë të flasin: 94 % nga të anketuarat theksonin se shpesh bisedojnë me shoqe rreth seksit. 50% e tyre bisedojnë për këtë çështje sa herë që të takohen. Ato dëshirojnë që përvojën e mirë ta ndajnë me dike dhe në të njëjtën kohë kur janë jo të sigurt dhe të pakënaqur, kërkojnë këshilla nga njëra tjetra, sidomos nga personat që kanë besim në to. Është interesante se femrat jashtë lidhjeve martesore më shumë flasin për përvojat e tyre kur takohen me shoqet. Një e treta e tyre flasin për seks të mrekullueshëm dhe kanë dëshirë t’i përshkruajnë detajet, 90% i shkëmbejnë informatat për kontracepsion dhe teknikat e gjërat tjera, 63% krahasojnë përvojat e tyre më të mira, më të çmendura dhe të hidhura. Natyrisht se pak edhe e teprojnë, jeta në çift ka nevoje për intimitet dhe nuk mund të diskutohet me ata që janë jashtë saj.

Seksit jo vetëm shpirtërore
Për të tërhequr partnerin, për t’u eksituar, por edhe për të hequr mërzinë, për t’i dhënë atij apo asaj sa më shumë kënaqësi duhet që të digjen disa kalori. Janë plot 237 arsye “të mira” kuptimplota për të bërë seks. Kjo është zbuluar në një kërkim të realizuar nga Universiteti i Teksasit, i cili shpjegon sesi pulsoni erotik, libidoja frojdiane, nuk është i vetmja arsye që i shtyn meshkujt dhe femrat drejt një raporti seksual. Në pamje të parë mund të duket një pyetje banale ose të paktën retorike, por a e keni pyetur ndonjëherë veten: pse kryeni apo keni dëshirë të kryeni seks? Dashuri, tërheqje, apo dëshirë janë faza e parë e të përbashkëtave në çift. Raportet intime në çift, mund të jenë të stimuluar nga shumë nxitës dhe emocione të tjera, më egoiste se ato që përmendën më lart, pra më tepër se thjesht ato stimulues shpirtërorë. /T.O/

, , ,