RSS

Efekti krizë, në SHBA banorët lënë shtëpitë dhe jetojnë në tenda

Ashtu si në depresionin e madh në vitet ’90, në SHBA rikthehen tendat. E pabesueshme, por e vërtetë ne Nju Jork, Los Anxhelos, Siatëll, San Petërburg në Florida mijëra të papunë kanë humbur shtëpitë për shkak të kredive dhe jetojnë në tenda.

[nggallery id=6]


Sakramento, kryeqyteti i Kalifornias është një ndër më të goditurit nga kriza ekonomike. Governatori Arnold Shvaceneger ka ngritur tenda për 125 persona në parkun e Fieras.

Situata kritike është komentuar nga Nju Jork Tajms që e ka botuar në faqe të parë dramën e këtyre familjeve. Presidenti Obama ka reaguar dhimbshëm “është e papranueshme që një shtet i pasur si Amerika të lejojë fëmijët dhe familjet e tyre të jetojnë në këto kushte skandaloze.

Alarmin e kanë vënë edhe shoqatat e shëndetit të njeriut. Ato paralajmërojnë se nga klëto kushte të këqia do të vijnë më pas epidemitë që nuk do të jetë e lehtë të zhduken.  /BalkanWeb