RSS

Duhani në banken e të pandehurve

26.10.2008

Mjekësi

Edhe ai pasiv favorizon zhvillimin e diabetit.

Më shumë se bionde mund të jenë “të embëla”. Eshtë publikuar kohët e fundit një studim që vlerëson hipotezen e një lidhjeje mes  duhanit dhe zhvillimit te intolerancës ndaj glucideve. Duhani i tëpruar prek edhe pirësit “pasiv” që shikohet në funksionimin e qelizave te çmuara beta pankreatike.

Tymi i duhanit, dihet prej kohësh është njohur si faktori më i rëndesishëm i rreziqeve neoplasike, bronkopneumopative dhe sëmundjeve kardiovaskolare, ka qenë në fakt i treguar  si shkaktar në zhvillimin e diabetit. Për të verifikuar lidhjen, pa nënvlerësuar efektet e atij që e pin në mënyrë “pasive”, një grup kërkuesish nga SHBA kanë kryer një kërkim për këtë që ka zgjatur 15 vjet dhe që është zbatuar mbi 4.500 persona. Grupi i ndjekur ishte i përberë nga duhanpirësit, ish-duhanpirës, pirës pasiv e  nga ata që nuk përdornin duhanin të përfshirë në moshat nga 18 e 30 vjec dhe që nuk kishin probleme te ndryshimeve glicemike për këtë shkak.

Pas 15 vitesh nga oservimi i perqindjes se intolerances glucidide ishte shum e larte 20% e duhanpireseve, ndersa me atyre qe nuk perdornin duhanin ishte vetem 12%.
“Mes dy ekstremeve jane te vendosur duhanpiresit pasive (17%) dhe ish-piresit (14%), duke konfirmuar lidhjen e drejtperdrejte ne mes nikotines dhe fuqise se zhvillimit te diabetit” shpjegon Thomas Houston, kordinatori i studimit.

Rezultatet dukeshin se donin gte denonin edhe nje here duhanin dhe marrjen sa me tetepruar te tij, dhe pse grupi i duhanpiresave pasive eshte kontrolluar me ante te percaktimit te nikotines se plazmes, nje tregues biokimik i thithjes se nikotines; rreziku dukej madje qe qendronte ne menyre te dukshme me i larte edhe nese beheshin korrigjimet e  duhura statistike per te mbajtur parasysh ndryshimet socialekonomike, biologjike dhe te sjelljes.

Dmth duhet te ndalojme pirjen e duhanit ne ambietet publike? “Edhe pse rezultatet e studimit kerkojne disa konfirmime, ndalimi duhet te vazhdoje” komenton Demosthenes Panagiotakos, epidermiolog i Universitetit te Athines dhe autor i nje artikulli mbi kete argument. “Studimi ka pike te forta te shumeta, sikurse numri i personave te veshtruar, “shkencorja” ne stabilimin e gjendjes se duhanpiresit pasiv dhe zgjatjes te mjaftueshmerisht te gjate te oservimit, keshtu qe nuk nenvleresohet”. Sipas komentuesit grek do te ishin te domosdoshme sikur edhe konsiderat te tjera, per shembull vleresimi i vlerave bazale te insulinemise dhe te proteines C reaktive, markuesit qe gjate studimeve te meperparshme jane bashkengjitur zhvillimit te diabetit tek duhanpiresit. “Analiza ne menyre periodike te ketyre parametrave mund te hedhe pak drite mbi lidhjet e rastesishme mes duhanit dhe zhvillimit te semundjes”.

Autor: Armend Qushku

Albanian Medical Journal

, , ,