RSS

Coca Cola dhe IBM dy brendet më të vlerësuara në botë

19.09.2009

Biznes & Ekonomi


Coca ColaKonsumatorëve për shkak të recesionit të thellë u është luhatur besimi në brende, ka treguar raporti vjetor për brendet më të mira botërore i kompanisë Interbrand.

Në vendin e parë edhe më tej fuqishëm qëndrojnë Coca-Cola dhe IBM-ja, ndërsa përparime kanë shënuar motorët kërkues në internet Google dhe Amazon.

Vlera e përgjithshme e 100 brendeve kryesuese në renditje që e ka përpiluar Interbrand, firmë konsulente për brende, ka shënuar rënien e parë në 10 vjetët e fundit. Vlera e tyre ka rënë për 4.6 për qind, në 1.150 miliardë dollarë, vlerësojnë në Interbrand. Derisa brendet e internetit kanë treguar rezultate të mira, brendet e bankave dhe industrisë së automobilave kanë shënuar rënien më e madhe, nisur nga ajo së krizë financiare globale i ka goditur më së shumti ato.

Rënien më të madhe në renditjen e kanë shënuar brendet e industrisë financiare, në mesin e të cilave janë UBS (nga vendi i 41 në të 72-tin), Citi (19-36) dhe American Express (15-22). Në renditjen e 100 më të mirëve më nuk gjenden Merrill Lynch dhe AIG.

Brendi më i mirë i ranguar automobilistik, Toyota, ka rënë për dy vende dhe tash gjendet në vendin e 8. General Motors dhe Chrysler, nuk kanë arritur të hyjnë në mesin e 100 më të mirëve.

Kreun e renditjes, për të nëntin vit me radhë, e mbanë Coca-Cola, ndërsa pas e ka IBM-në e cila nga vendi i dytë e ka larguar Microsftin, që gjendet në vendin e tretë.

, , , , , , ,