RSS

Cloud – sistem operativ nga browseri

Në Netbook World Summit në Paris, Good OS ka prezentuar Cloud, sistemin operativ i cili ngritet vetëm disa sekonda pas ndezjes së kompjuterit dhe atë në ndonjërin prej browserëve.

Demo versioni i sistemit operativ është instaluar paralelisht me Windowsin në netbookët e rinj të Gigabyte me ekranë të ndjeshëm në prekje, dhe kanë dock më të shpejtë i cili starton Skype, YouTube dhe internet aplikacionet e Google.

Poashtu, nëse ju merr malli për Windows, kompjuteri nuk ka nevojë që të resetohet por Windowsi mund të startohet nga Cloud.

Tani për tani nuk dihet se a mund të instalohet Cloud në  particion të veçantë të diskut, SSD-së apo flash çip në pllakën amë, ndërsa më shumë detaje do të mund të paraqiten vitin e ardhshëm në CES. /KD/

, , , , , ,