RSS

Cisco thotë se është duke ndërtuar një industri disa miliardë dollarëshe

Cisco ka filluar një nismë për të ndihmuar qytetet në përdorimin e teknologjisë si shtysë për zhvillimin e industrive intelegjente, për zhvillimin ekonomik të tyre, si dhe për avancimin e shërbimeve për qytetar. ” Kjo iniciativë është quajtur “Urbanizimi Inteligjent.”

“Interneti është duke u zgjeruar më shpejtësi të madhe,  dhe përveq përfshirjës së konsumaorëve dhe biznesit në internet, tani po vjen epoka e Industrializimit të Internetit,” thotë Vim Elfrink, një zyrtar i lartë në Cisco, i cili shpjegon nismën në këto video të cilën e kemi paraqitur më poshtë.

“Qytetet që funksionojnë duke u bazuar në teknologjinë informative, do të transformojnë cilësinë e jetës për qytetarët e tyre, do të rrisin ndjeshëm zhvillimin ekonomik, si dhe do përmirësojnë shërbimet dhe menaxhimin e qytetit. Veçanërisht në këto kohë të vështira ekonomike, qytetet që përdorin rrjetin për të përshpejtuar dhe për të shumëfishuar investimet e infrastrukturës e tyre do të jenë jo vetëm ato qytete që do t’ju mbijetojnë sfidave, por do të lulëzojnë dhe të çojnë në një të ardhme më të mirë, “shton ai.

“Ky rrjet është gjithashtu çelësi për trajtimin e çështjeve më të rëndësishme të shekullit të 21-të  -qëndrueshmërinë e mjedisit” thotë Elfrink. “Përderisa teknologjia kontribon më rreth 2 përqind të emetimit të karbonit në tërë botën, ai mund të jetë një pjesë thelbësore e zgjidhjes. Është vlerësuar se teknologjia mund të reduktojë emetimet e karbonit nga 15% deri në vitin 2020; ose thënë më ndryshe një kursim prej 1 ton e CO2 për frymë që përkthehet në US $ 946 miliard dollarë në kursimet financiare. Përveç kësaj, qytetet që do të përdorin këtë teknologji mund të përmirësojë efikasitetin e energjisë deri në 30% brenda 20 viteve të ardhshme. ”

Cisco sheh “Urbanizimin Inteligjent” si një industri me vlerë miliarda dollarëshe, që ka potenciale mjaft të mëdha të partneriteteve globale, produkteve, zgjidhjeve, shërbimeve, trajnimeve, etj.

Për më shumë informacione, ju lutemi klikoni:
Cisco Unveils “Intelligent Urbanisation” Global Blueprint

,