RSS

Chambers në Torino shënoi rekord të ri evropian

08.03.2009

Sport

chambersAtleti nga Britania e madhe, Dwain Chambers, në vrapin e 60 metrave, ka thyer rekordin evropian. Ai këtë e bëri në gjysmëfinalen e Kampionatin Evropian në palestër që po zhvillohet në Torino.

Ndërsa legjenda e kërcimit për së larti “Rusi i dehur”, Ivan Uhov vetëm vërtetoi formën e tij të shkëlqyeshme dhe fitoi medaljen e artë.

Chambers, 60metra i përshkoi me kohën 6.42 sekonda, kohë kjo e cila për 3 të qindtat ishte më e shpejtë se ajo e rekordit të cilin e mbante francezi Ronald Pognon. Kjo kohë e Chambers për vetëm 3 të qindtat ishte më e dobët se rekordi i botës të cilin e mban Maurice Green. Chambers gjatë karrierës së tij kishte mjaft probleme me dopingun, për të cilin shkak nuk garoi edhe në Lojërat Olimpike Pekin 2008.

Medaljen e artë në kërcim për së larti e mori rusi Ivan Uhov. Ai arriti të kërcej 2.32 metra. Medalja e argjend i takoi bashkëkombasit të tij Alekseju Dmitrik (2.29), ndërsa lartësinë e njëjtë e kërceu edhe Joanu Kirijakos nga Qiproja. /Alsat-M/