RSS

Celularët dëmtojnë zonën e të mënduarit

Fushat magnetike që përcojnë celularët ndikojnë shumë në aktivitetin celebral.

Në këtë përfundim kanë dalë disa shkencëtarë italianë, të cilët e kanë publikuar studimin në revisten “Journal of Cerebral Blood Flow & Metabolism”.

Ekspozimi ndaj fushave magnetike ndryshon mënyren tonë të të mënduarit pasi ndikon në disa zona te trurit që kanë lidhje me marrjen e vendimeve, mëndimin krijues dhe përqendrimin. Rreziku që sjellin celularët në trurin tonë është i njëjtë edhe në momentin që aparatet janë te fikur por ndodhen pranë.

Gjithësesi, sipas shkencëtareve, nëpërmjet këtij studimi nuk mund të jepen rezultate përfundimtare pasi nuk janë vërtetuar ende efektet afatgjata në trupin e njeriut. Nga ana tjetër, vërtetohet se efektet afatshkurtra janë të dukshme.  /TCH/