RSS

Ask.com akoma në luftë për kërkimet në Internet

Edhe pse mendohet se lufta për dominim në Kërkimet e Internetit ka përfunduar para shumë kohe, dhe se fitimtari i kësaj lufte është padyshim Google, prapë së prapë ekzistojnë alternativat tjera nga Google që provojnë dhe mundohen të jenë pjesë e kërkimeve në Internet.

Kështu, motori i kërkimit i Yahoo-së me ndryshimet e para disa kohe, vazhdon të tërheqë vizitor. Por në kontekstin e dizajnit, një motor kërkues shumë më perfekt se Yahoo, mund të jetë motori Ask.com, me qëndër në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Motori i kërkimit Ask.com është aktiv që një kohë të gjatë, formalisht i njohur si AskJeeves.com — por kurrë nuk ka qenë në gjendje të ketë përqindje te lartë të kërkimeve në internet, në krahasim me Google dhe Yahoo.

Por, kohën e fundit inxhinierët në Ask.com kanë filluar të riprogramojnë kodin e Ask.com, në mënyrë që të përmirësoj jo vetëm dizajnin e motorit por edhe të rrisë shpejtësinë dhe saktësinë e rezultateve të kërkimit.

Në fillim të kësaj jave, kompania me qëndër në Kaliforni, bëri të ditur se ka lëshuar online versionin e ri të Ask.com, që sipas tyre është një prej motorëve më të avancuar kërkues në Internet – madje shumë më i mirë se Google. Në Aks.com, pretendojnë se shpejtësia e kërkimit është rritur për 30 herë, gjithashtu është rritur edhe numri i web sajteve të indeksuar, gjë që do të rrisë flekisibilitetin e kërkimit.

Sido që të jetë, edhe pas këtyre përmirësimeve, dhe me Google te pozicionuar në vendin e parë në botë për kërkimet online (që tani numëron më shumë se 50% të kërkimeve online në të gjithë globin), është pothuajse e pamundur që të bëhen konkurrent te denjë në këtë fushë mjaft profitabile.

 
autor:
Besart Bajrami [besartb@kosoft-studio.com]
www.kosoft-studio.com

, , , ,