RSS

Apple: 500 milion shkarkime

Në faqen zyrtare të Apple mund të shihni një baner (reklamë grafike), ku shkruhet se App Store ka kaluar numrin e 500 milion shkarkimeve.

Me 5 dhjetor të vitit të kaluar, Apple kishte njoftuar se numri i shkarkimeve kishte arritur shifren prej 300 milion, gjë që nenkupton se për vetëm 5 javë, nga faqja e Apple kanë ndodhur më shumë se 200 milion shkarkimeve.

Numri i aplikacioneve në App Store, ka arritur numrin e 150 mijë sosh, gjithmonë duke u mbeshtetur sipas të dhënave të kompanisë në fjalë.

Kjo rritje e madhe e shkarkimeve, vjen pas festave te fundvitit kur amerikanët shpenzojnë shuma të mëdha në blerjen e dhuratave për të afërmit e tyre, ku këtu padyshim hyjnë edhe: iPhone dhe iPhod Touch.

Më poshtë mund të shihni, banerin (reklamen) për të cilen folëm më lartë.

, , ,