RSS

Apeli i yjeve: Mos votoni…por

02.10.2008

VIP & Showbiz

Mesazhi, që është një nga më të klikuarit në YouTube, duket pak i cuditshëm pasi të gjitha këto yje–dhe shumë të tjerë janë më të përfshirët në politikë, dhe mbështetës të kandidatit demokrat Barack Obama.

Por habia zgjat fare pak, vetëm kohën e mjaftueshme për të kuptuar mesazhin, drejtuar të rinjëve. Në video, prodhuar pikërisht nga aktori i “Titanic”, kërkohet : “mos voto nëse nuk të intereson ekonomia e vendit tënd. Apo edukimi i fëmijëve, ngrohja globale, lufta, terrorizmi, të drejta mbi abortin, Darfuri, shërbimet mjekësore”.

“Sepse të votosh, – shpjegojnë edhe njëherë, Jamie Foxx, Sarah Silverman, Ashton Kutcher,- nuk është vetëm një detyrë qytetare: por është e vetmja mënyrë për të ndryshuar gjërat”.

Filmimi që zgjat më pak se 5 minuta, u kërkon qytetarëve që të shkojnë të regjistrohen dhe të shkojnë shpejt, pasi në shumë shtete të Amerikës procesi i regjistrimit ka filluar.

Dhe e mbyllin: “Tani, mbaroi. Nuk mund të thuash më fjalën tënde”.

Tentativa e radhës e aktorëve dhe këngëtarëve për të mobilizuar të rinjtë që t’i drejtohen kutive të votimit në nëntor si dhe të tërheq kritika e fushatës së McCain, që prej kohësh akuzon Obama-ën së është një “personazh vip” dhe i ndarë nga jeta reale e amerikanëve.

Krijuesit shpresojnë që mesazhi të jetë një shtysë për rininë (në maxhorancë demokrate) të votojë. Më pak së dy muaj, do të vendoset kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Amerikës. /Top Channel/

,