RSS

Anceloti: “Une dhe Milan presim Beckam”

25.10.2008

Sport

Anceloti eshte kthyer nga Herenveni me nje gjendje pse jo dhe euforike: Milan ka bere me shume se sa mendonte duke fituar 3:1 me formacionin holandez per kupen e UEFA-s. “Milan po kalon nje moment forme shume te mire. Skuadra eshte e fresket dhe gjithcka funksionon.

Problemet e fillimit te sezonit jane lene pas. Mungonte rezultati dhe per rrjedhoje dhe besimi. Tani gjithcka ka ndryshuar”. Te Milan pritet te realizohet operacioni-marketing Beckam dhe presidenti i Interit, Morati ka ngacmuar duke thene se se “e ardhmja nuk eshte e kaluara”.

Per Ancelotin e “kaluara te Milan gjithnje shikohet dhe kujtohet. Filozofia eshte e qarte. Shoqeria mbeshtetet te te rinjte, por duke fituar dhe ndertuar gjithnje ciklin e ri. Kjo ne ne ka dhene jo pak avantazhe”. Becka eshte ne epiqender: nese vjen te Milan ku do te luaje? Cili do te jete roli i rij? “

Nje futbollist i madh si Devid mund te luaje ne qender te mesfushes apo dhe ne linjen anesore te djathte. Per kampionet me bagazh nuk eshte problemi posti ku luajne”. Milan shikon me nostalgji ligen e kampioneve ku ka qene protagoniste ne dekaden e fundit, pasi tani luan ne kupen UEFA. Anceloti ne analizen qe ben shikon epersine e paste rte skuadrave angleze,

Mancester Junajtid, Celesi, Arsenal dhe Liverpul: “Diferencen midis futbollit anglez dhe italiane e bejne muskujt financiare”. Anceloti nuk e fsheh nje deshire: te drejtoje nje skuader afrikane ne boterorin e 2010. “Kam luajtur si futbollist ne boterorin e 1986 dhe 1990 dhe si ndihmes teknik i Sakit me 1994. Mjedi i boterorit eshte i mrekullueshem, dua ti provoje perseri ato emocione. Futbolli po prodhon talente, futbolliste me force te madhe fizike dhe klas te larte teknike.

Ndoshta mungon organizimini, por ate mund ta sistemoje une”, perfundon Anceloti.

autor: Betimi

, ,