RSS

150 mijë ide konkurojnë për projektin e Google të quajtur 10^100

Më shumë se 150,000 përsona kanë aplikuar me idetë e tyre në projektin e organizuar nga Google Inc. të quajtur 10^100. Ideja e cila do të ndryshoj siq thuhet botën do të shpërblehët me hiq më pak se 10 milion dollarë amerikan.

Data e fundit për të aplikuar me ide në këtë projekt mbarë botëror ishte dita e hënë.

Kompania Google do të analizoj një nga një këto 150 mijë ide, të dërguara në 25 gjuhë të ndryshme, dhe do të zgjedhë 100 gjysmë finalistë. Ky seleksionim do të vazhdoj deri më datë 27 janar të vitit 2009.

Ndërsa shpërblimet për 5 idetë fituese do të ndahën në muajin Maj të vitit 2009, dhe do të shpërblehen me nga 2 milion dollar secili.

“Ne jemi të befasuar nga numri i madh i ideve të dërguara. Ky numër ka kaluar parashikimet tona,” tha Bethany Poole, menagjere marketingu e produkteve të Google Inc.
“Ne gjithashtu jemi shumë të impresionuar edhe nga shumëllojshmëria e ideve që përfshijnë të gjitha kategoritë, duke filluar nga mjekësia, energjia, edukimi, mjedisi, etj,” tha ajo.

Google pati lansuar këtë projekt ambicios më datë 24 shtator për nder të 10 vjetorit të themelimit të kompanisë Google Inc.
Dhe ne patëm shkruar një artikull në atë kohë, të cilin mund ta gjeni këtu  – Google jep 10 milionë dollarë për idenë më të mirë.

Dhe qe nga data 24 shtator, pra për vetëm një muaj, web sajti zyrtar i këtij projekti ( www.project10tothe100.com ), pranoj më shumë se 2.5 milion vizitor unik.
Aplikantëve i’u është dashur të përshkruajnë idenë e tyre si dhe të përgjigjen në 6 pyetje, duke përfshirë edhe pyetjen: “Nëse ideja juaj do të realizohet, kush do të përfitoj mëse shumti dhe si?”.

Tani vjen pjesa më e vështirë. Më shumë se 3,000 të punësuar të Google-së në më shumë se 50 zyre në mbarë botën, me ndihmën e një bordi këshillues, do të përzgjedhin 100 idetë më të mira.

Më datë 27 Janar 2009, Google do të publikoj online 100 idetë më të mira dhe përsona nga gjitha bota do të mund të votojnë për idenë më të mirë. Votimi do të zgjasë një javë.

Një panel jurie, i cili akoma nuk është emëruar, do të shqyrtoj 20 idetë më të mira dhe do të përzgjedhë 5 fituesit e këtij projekti, të cilët do të bëhen publik nga gjysma e Shkurtit të vitit 2009.

Shpërblimet do të ndahën në muajin Maj. Nëse juria vendosë që të shpërblejë 5 idetë më të mira, atëherë secili do të merr nga 2 milion dollar. Nëse zgjedhën vetëm dy ide, secili do të merr nga 5 milion dollar.